.

Mediat italiane/ Franca nuk ndryshon qëndrim, dhe 2 vende të tjera kundër hapjes së negociatave

 

Franca vazhdon me qëndrimin e saj të ashpër për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mediat italiane shkruajnë se Franca ka vënë veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu në mediat italiane shkruajnë se edhe Holanda dhe Danimarka janë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij. Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin. Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedon Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA.