.

Vrasja e Indrit Çelajt/Arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Policia ka vënë në pranga xhaxhain e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë ende në arrati dhe akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Lulzim Kusi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri e dyshuar kallashnikov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë.

Vëllezërit Griseldo e Albano Kusi dyshohet se ekzekutuan me armë zjarri punëtorin e kondicionerëve, të riun Indrit Çelajn, i cili po kryente punime në shtëpinë së tyre në Tiranë.