.

“Ua kemi thënë edhe liderëve në Tiranë…”, zyrtari i DASH ka një thirrje për opozitën

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik komenton situatën politike në Shqipëri.

Ai deklaron se opozita joparlamentare ka një karrige të lirë për të negociuar.

“Ne e inkurajojmë të ulet dhe të gjejë zgjidhje për situatën që është krijuar. Këtë ua kemi thënë edhe liderëve në Tiranë”, u shpreh Kostelancik.

Lidhur me procesin e integrimit deklaroi se, “Do vijojmë të inkurajojmë ecurinë e reformave në Shqipëri pavarësisht vendimit zhgënjyes për bisedimet”.