.

Sejamini në Open: Ka një arrogancë të madhe të qeverisë për procesin e negociatave

 

Gazetari Neritan Sejamini tha se si Bashkimi Europian ashtu edhe Shqipëria po luajnë strategjikisht me negociatat.

Bashkimi Europian ka problemet e tij dhe po jemi dakort. Nuk do që t’i hapë negociatat dhe luan strategjikisht duke na i shtyrë. Pra  ata sduan të na mërzisin dhe e shtyjnë procesin në çdo kohë.

Edhe Shqipëria luan strategjikisht duke thënë se negociatat nuk hapen sepse BE ka problemet e saj.

Por ajo që duhet të theksoj është se ka një arrogancë të madhe të qeverisë për këtë çështje. Nuk shikon nga vetja por u hedh fajin të tjerëve.