.

Ruçi nuk “njeh” shkarkimin e Rudina Hajdarit, tre deputetë mohojnë largimin e saj. 5 të pavarur kërkojnë t’i bashkohen Grupit Demokrat


Rudina Hajdari do të vazhdojë të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se dy deputetët Halit Valteri dhe Fatjona Dhimitri kanë hedhur poshtë pretendimin se Rudina Hajdari është shkarkuar. Ndërkohë që këtë fakt sipas Ruçit e ka konfirmuar dhe nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi.

Gramoz Ruçi ka bërë të ditur sot se janë depozituar 5 kërkesa të reja nga deputetet e pavarur që të bashkohen ne Grupimin e Demokratëve me kryetare Rudina Hajdarin.

“Nga grupi parlamentar demokrat më kanë ardhur disa njoftime. Së pari më ka ardhur një kërkesë ose njoftim për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar Demokrat që deklarojnë si kryetar grupi Korab Litën.

Nga deputetët të tjerë, Halit Valteri dhe Fatjaona Dhimitri më kanë drejtuar shkresë për të më vënë në dijeni se ky vendim nuk është marrë.

Deputeti Murrizi dhe Hajdari konfirmojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që kamë pesë kërkesa, nga Majlinda Halili, Krenar Rryçi, Vasil Steriovski, Elda Hoti, që deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në grupin parlamentar demokrat.

Nga verifikimi që kam bërë kam tre gjëra për të thënë: ju lutem të tre grupeve parlamentare, rregullorja e Kuvendit kërkon që çdo grup parlamentar të rregullojnë rregulloren e tyre, kërkoj të vini në dispozicion të Kuvendit rregulloren përkatëse.

Lidhur me kërkesat janë disa. Riformatoni Grupin Parlamentar zotërinj që keni kërkuar dhe unifikoni qëndrimet sipas rregullores që miratoni dhe është e drejta juaj të caktoni drejtuesin që dëshironi”, tha Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.