.

“Pashë Ramën kur pickoi me dhunë ministren”, kryeministri padit aktivisten e shoqërisë civile (video)

Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show të gazetarit” Adi Krasta se kryeministri Edi Rama ka pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, e për këtë deklaratë, kryeministri e ka paditur.

Sevim Arbana ka thene ne emison se ka pare se si kryeministri Rama ka ushtruar dhunë ndaj ministres së tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës. Mesohet se ne padine e tij kryeministri kerkon 10 milione leke demshperblim per shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanes ne emision:

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve