.

Nesër vendimi final, Rama bën përpjekjen e fundit për negociatat

Ditën e sotme kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një takim me komisionerin Johannes Hahn për të rejat më të fundit në lidhje me çështjen e negociatave.

“Bruksel, me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Sot dhe nesër në Këshillin e Europës do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macron nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.