.

Kryeministri Rama në Open: Moshapja e negociatave është politikë e brendshme e BE-së

 

A është përgjëgjësi e Shqipërisë apo janë politikat e brendshme të BE-së mos hapja e negociatave?

Në lidhje të drejpërdrejtë në Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Bashkimit Europian nuk kanë një çasje të ndajnë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një politikë e brendshme e BE-së.

“Vendet e Bashkimit Europian u thonë shqiptarëve se kjo është politikë e brendshme e tyre ndërsa gjithollogët që ulen në tryezën e katundit mediatik e thonë se kjo punë ka të bëjë me ne”- tha Rama.

Une isha bashkë me kryeministrin Zaev në Bruksel dhe se akoma nuk është thënë fjala përfundmitare. Ka një Gjermani që është pro dhe presidenti Macron nuk ka ndryshuar qëndrim. Por nuk ka shumë shpresë që sonte të marrim një përgjigje pozitive.