.

Video/ Cakaj në Open: Macron e tha qartë, duhet reformim i BE-së

 

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj hodhi poshtë zërat e analistëve në Open që thanë se mos hapja e negociatave është edhe një dështim i qeverisë shqiptare.

Prej dy vitesh thoni që qeveria bën propagandë duke thënë se janë hapur negociatat. Nuk ka qenë propagandë e qeverisë por është e shkruar në raportet e KE-së, pikërisht është raporti i datës 26 qershor  2018 në faqen 19 tragon se Shqipëria mori një datë.

Takimi me Gjermaninë ishte i frutshëm dhe bëri që Gjermania dha po për hapjen e negociatave.

Çfarë e bindi në takim zonjën Merkel që dha po për hapjen e negociatave?- e pyeti Eni Vasili, ministrin Gent Cakaj.

Cakaj kësaj pyetjeje nuk i ktheu përgjigje por vazhdoi duke thënë se qëndrimin e Francës nuk ka nevojë ta diskutojmë sepse kuptohet qartë nga konferenca e Macron, ku tha që duhet një reformim i BE-së para se të hapim negociatat me vendet e Ballkanit.