.

Bushati në Open: Qeveria ka dështuar, nuk e tregon anën tjetër të medaljes

 

Me tone të ashpra foli Andi Bushati kundër qeverisjes për çështjet e negociatave. Franca kërkon reformim të Bashkimit Europian, po kjo është njëra anë e medaljes.

Rama gënjen, nuk e tregon anën tjetër të medaljes. Ka një sëri dështimi të qeverisë që në 2013. Në 2016 kur na u dhanë 7 kushte, kush i mban mend, Macron atëhere nuk ishte fare në politikë.

Në 2017 ishte Holanda që kërkoi heqjen e vizave, por pastaj doli ambasadorja e  Shqipërisë në Holandë, të cilën Rama e dekoroi më vonë, doli duke thënë që nuk duhet të shqetësohemi se është vetëm një aludim i mediave.

Dua të them që ka vite që na është thënë se nuk jemi në rrugën e duhur, por ne nuk kemi ditur t’i marrim siç duhet ato sinjale.