.

“BE kurrë s’ka për të qenë aq gati”, Bushati flet për negociatat: Çfarë tregoi debati Merkel-Macron

Deputeti i PS-se, ish-ministri i Jashtem, Ditmir Bushati ka dekaruar sot se “Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe i meriton negociatat me BE”.

Pyetur nga mediat, jashte salles se Kuvendit, Bushati theksoi se “konferenca e shtypit e Presidentit Macron dhe kancelares Merkel përcaktoi qartë që për të dyja vendet kryesore të BE-së po dhe për të gjitha vendet e tjera perspektiva e anëtarësimit tonë dhe e gjithë rajonit është e pakthyeshme”.

Ai ka thene se ne vendimarrje nuk do te kete ndarje te Shqiperise nga Maqedonia e Veriut, por ka pranuar se “BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati” lidhur me procesin e zgjerimit me anetare te rinj.

Prononcimi i Bushatit per mediat
Çfarë prisni nga Brukseli, një përgjigje pozitive? A mund të ndahet Maqedonia e Veriut nga Shqipëria?

D.B: Besoj se konferenca e shtypit e Presidentit Macron dhe kancelares Merkel përcaktoi qartë që për të dyja vendet kryesore të BE-së po dhe për të gjitha vendet e tjera perspektiva e anëtarësimit tonë dhe e gjithë rajonit është e pakthyeshme, por na duhet që të presim vendimmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe detyrave që ata do të përcaktojnë në radhë të parë për ministrat e jashtëm të BE-së dhe për Komisionin Europian, sepse e tillë është dhe dinamika ndërmjet Këshillit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së dhe më pas për të kuptuar se cila do të jetë rruga që do të ndjekin në këtë drejtim.A i ka bërë detyrat Shqipëria?
D.B: Shqipëria i ka bërë detyrat e veta që në 2018, kur vendet anëtare kanë përcaktuar si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut një kalendar të qartë, jo vetëm një horizont, dhe një premtim për organizimin e konferencës panqeveritare që simbolizon edhe nisjen e këtij procesi, që sipas vendimarrjes së 2018 duhet të ishte në 2019. Më pas, në rast se më pyesni që a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj? Përgjigja ime është, duke pasur parasysh të gjithë raundet e mëparshme të zgjerimit, se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati. Dhe nga ana tjetër, a është një vend gjithmonë gati për t’u anëtarësuar apo për të hedhur një hap që i kërkohet, mund t’ju them që një vend kurrë nuk është 100% gati.

Z.Bushati a është përgjegjësi e qeverisë nëse Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut?

D.B: Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, besoj se kjo është bërë e qartë dhe nga komunikimi që kancelarja Merkel dhe presidenti Macron patën dje. Mendoj që më shumë se sa të fokusohemi tek të tilla gjëra ne si politikanë po dhe vëmendja e medias duhet të jetë e fokusuar në gjykimin tim tek zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet evropian të prekshëm.

E keni fjalën për krizën politike z. Bushati? A mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut?

D.B: Vakumet nuk janë asnjëherë të mira as në politikë dhe aq më tepër në gjeopolitikë, por nga ana tjetër për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët e kanë thënë vijimësisht këtë nëpërmjet anketimeve të ndryshme. Besoj se kursi evropian ka qenë orientues për të gjitha qeveritë që kanë drejtuar vendin pas ’90-tës, por dhe në rast se shohim raportet tona si rajon, jo thjesht si Shqipëri me BE, mbi 80% e tregtisë të të gjitha vendeve tona të rajonit bëhen me Bashkimin Evropian, kapitali bankar apo pronësia mbi bankat që janë prezente në rajonin tonë, mbi 80% është europian, apo e ka origjinën te vendet anëtare të BE, modeli përsa i përket sundimit të së drejtës, vlerave, lirive themelore të njeriut, është i gjithi evropian. Natyrisht nuk është një lajm i mirë në radhë të parë për vetë vendet e BE ky hezitim sepse ka rreth 16 muaj që diskutohet dhe është hera e tretë që diskutohet pak a shumë për të njëjtën çështje, por ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar që zvogëlimi i derës së BE edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm.