.

Video/ A do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet kryeministri Rama për Open

 

Kryeministri Edi Rama bëri një lidhje direkte në Open në Top Channel pas vizitës në Bruksel për çështjen e negociatave.

Kryeministri e Maqedonisë së Veirut ka thënë se në qoftë se nuk hapen negociatat, Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në qoftë se, nuk hapen negociatat për Shqipërinë, ju a do e çoni vendin në zgjedhje të parakohshme?- e pyeti gazetarja Eni Vasili.

Kë të çojmë në zgjedhje të parakohshme? Francën?- tha Rama.

Jo, Shqipërinë, sepse pas vendimit opozita mund t’i rikthehet protestave- e pyeti sërish Eni Vasili.

Shqipëria nuk ka pse të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht. Mua nuk më intereson se çfarë bën opozita. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani- tha kryeministri Rama për Open në Top Channel.