.

Po bën namin në kinema! Para se të shikoni filmin ‘Joker’, lexoni patjetër këtë

Të gjithë po flasin për filmin “Joker” dhe interesi është i dukshëm, kjo përmes dyndjeve në kinema, artikujve dhe komenteve të pafundme për të, por edhe kritikat nuk  mungojnë.

Me shfaqjen e klipit i cili ishte vetëm 2 minuta e 24 sekonda në prill, nisën kritikat dhe lavdërimet e para për filmin dhe aktorin kryesor Joaquin Phoenix.Por çfarë duhet të dini për filmin më të përfolur të momentit?

Filmi shërben si historia e origjinës së Joker, që siç mund ta njihni, terrorizon Gotham dhe i hap telashe Batman.Ngjarjet e këtij filmi me regji të Todd Phillips janë të zhvendosura në vitin 1981, në qytetin e Gothamit, ku një kloun kryen një seri vrasjes pasi për të kjo është rruga ku mund të gjejë shpëtim.

Në film paraqitet  një djalë i quajtur Arthur i cili është i vetmuar dhe i lënduar, në kushte të rënda ekonomike e që jeton vetëm me nënën e tij (Frances Conroy), në një apartament me qira.Ai vuan nga një sëmundje mendore:Qesh në mënyrë të pakontrolluar në raste kur përjeton mërzi të thellë. Për këtë arsye ai vendos të punojë si kloun, mirëpo pas poshtërimeve që i bëjnë, zbulon se talenti i tij nuk është të bëjë të tjetër për të qeshur.

Filmi e shfaq si një njeri të pafavorizuar nga jeta e që gjen lumturinë te dëmet që u shkakton të tjerëve.Pas kësaj skenat tronditëse dhe episode vrasjesh shoqërojnë filmin,  i cili përflitet qe nxit dhunën dhe duhet të ndalohet kategorikisht.

Situata me pakënaqësitë ndaj pushtetit në qytetin Gotham bën që shpërthimi psiqik i Arthur të përshkallëzojë protesta. Simbol i këtyre protestave bëhet pikërisht maska e kllounit. Edhe  pse mund të ishte shumë i zymtë dhe i dhunshëm për tu shijuar vërtetë, performanca e Phoenix  ishte  e denjë  për njohjen e Oskarit.

Thrillist.com  shkruan se duhet të përgatitemi  për një sezon Oscar absolutisht kaotik pasi  figura e  Joker me shumë gjasa do të luajë një rol vendimtar në garën për çmimin më prestigjioz të Hollivudit.

Filmi ngjalli shqetësimin se dhuna e “Joker-it” antisociale mund te ndikojë te  ekstremistët. Gazetari Robert Evans tregon pse kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur për VOX nëse filmi  ka gjasa të frymëzojë dhunën në botë reale , gazetari Robert Evans thotë se: Asnjë nga ata që kanë kryer akte dhune më përpara nuk janë diagnostikuar me crregullime mendore. Todd Phillips synonte të bënte një film tronditës, shqetësues sesa një tjetër produkt me super heronj.

Kritiku i Telegrafit, Robbie Collin ka postuar në Twitter mendimin për Joker: “Unë mendoj se është një film shumë i mirë dhe jam i shqetësuar se dikush do të vritet”.

Në mbarë SHBA, policia doli në gatishmëri pasi kishte frikë se ky film do të frymëzonte dhunë masive, por ka edhe nga ata persona që e vlerësojnë këtë film.

“Shpresoj që Joker të hapë sytë e njerëzve për të parë anën tjetër të monedhës dhe se si disa njerëz ndihen. Problemet mendore janë reale dhe injorimi apo anashkalimi i tyre, shkakton dëme të mëdha”, është një nga komentet për të.

Joaquin dhe regjisori i filmit, Todd Phillips, kanë këshilluar publikun të shohë filmin dhe të krijojë një mendim të vetin, pa u ndikuar nga mentaliteti i masës.

Për Associated Press, Joaquin tha: “Nëse nuk di dallimin mes të mirës dhe të keqes, mund të interpretosh ç’të duash si të duash. Thjesht shpresoj që njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë që është film.”

Kujtojmë se filmi u vu në skenë në premierën botërore të filmit në Venecia, ku mori një duartrokitje  tetë-minutëshe dhe kapi cmimin prestigjoz Luanin e Artë. Ndryshe nga SHBA ku  janë marrë masa, në Shqipëri u ndoq edhe nga fëmijë, por ky film është për një moshë madhore dhe kurrsesi nuk duhet të ndiqet nga persona nën 18 vjeç/Xhensila Nako, Hapur.al