.

“Përplasje mes bandave të PS, qëllohet me pistoletë drejtori i Hekurudhave”, Xhaferri: Policia fsheh ngjarjen


Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila sipas tij ka ndodhur ditën e hënë në qytetin bregdetar. Ai thekson se është qëlluar me pistoletë në drejtim të kryetarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishi, i cili njëherësh është dhe drejtori i Hekurudhave.

Në një lidhje telefonike me News 24, Xhaferri ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa akuzon Policinë e Durrësit se ka fshehur ngjarjen e rëndë.

Prononcimi në News 24:
XHAFERRI: Kryetari i këshillit Bashkiak të qytetit dhe drejtori të hekurudhave në përplasjet mes bandave të PS me dhe pa pushtet, është goditur me pistoletë. Policia e fsheh ngjarjen dhe me porosi të drejtorit të policisë, thuhet se është goditur në parking, por në të vërtetë kryetari i këshillit bashkiak ka qenë në makinë.

Ka qenë në makinë?
XHAFERRI:Ka qenë në makinë dhe është goditur me pistoletë.

Ku bazoheni ju, që ky persona ka qenë brenda në makinë?
XHAFERRI:Shkoni e pyesin drejtorin e policisë së qarkut. E di i gjithë qyteti. Të gjithë gazetarët e dinë dhe ky është një fakt që vetëm policia e fsheh. Nuk është e nevojshëm të pyesni se ku bazoheni ju, sepse nuk është një ngjarje e rastit, sepse po ndodhin përditë. Muaj më parë drejtorit të CEZ, Çelës, iu vendos eksploziv në makinë, pra janë histori që ndodhin përditë dhe qyteti nuk administrohet.

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?
XHAFERRI:Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e hënë në orën 12:30 të natës, në lagjen numër katër të qytetit. Policia e ka pranuar, por e ka fshehur ngjarjen. Ky është problemi, sepse drejtori i policisë i sapoardhur nuk ka ardhur për të vendosur rendin në qytet, por ka ardhur për të negociuar sherret e bandave të PS.
Marre nga Bw