.

Zbuloni kush është insekti më i rëndësishëm në Tokë

A e dinit se kush është insekti ose krijesa më e rëndësishme në planetin tonë? Sipas një studimi të fundit, behet fjale per bletët.

Edhe pse shumë prej nesh mund të mos i pëlqejnë këto insekte për shkak të bezdisjes që shkaktojne ose thumbimeve që mund të japin, sipas ‘The Science Times’, 70% e agrikulturës së botës varet nga bletët, ndërkohë që popullatat e tyre bëjnë të mundur riprodhimin e planetit.

Gjithashtu thuhet se bletët janë e vetmja krijesë e planetit që nuk mban me vete asnjë lloj patogjeni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndonjë kërpudhë, viruse apo baktere dhe pa to edhe fauna së shpejti do të niste të zhdukej.

Lajmi i keq është se vitet e fundit është zhdukur pothuajse 90% e popullatës së bletëve, dhe këto insekte tashmë janë futur në listën e specieve të rrezikuara, kurse studimet e zhvilluara së fundmi tregojnë një rënie drastike të numrit të tyre.

Sipas studimeve, rezulton se arsyeja kryesore për uljen e numrit mbeten përdorimi i pakontrolluar i pesticideve, mungesa e luleve dhe shpyllëzimi. Nëse nisim të marrim masa menjëherë popullata e bletëve mund të shpëtohet dhe ato mund të nisin të shtohen sërish

Burimi: CNA.al