.

‘Do keni një ndarje të papritur sot’, Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Sipas astrologes Meri Shehu, shenja e peshores do të ketë një ndarje të papritur sot, por nuk është e përcaktuar se ku, ndoshta në një bashkëpunim apo në një marrëdhënie.

Dashi

Hena e plotë në shenjen tuaj do sjell një ndryshim shumë të madh në jetën personale dhe një kthesë të papritur në lidhje me karrierën dhe punën.

Demi

Do keni një ngarkesë psikologjike dhe ndoshta do zbuloni dicka që nuk do jetë shumë pozitive për ecurinë e punes apo të shëndetit.

Binjakët

Në jetën sociale dhe në shoqëri do keni një përqendrim të gjendjes rreth jush.Kujdes se cdo informacion apo thashethem duhet ta ktheni ne favorin tuaj.

Gaforrja

Në lidhje me karrierën sot do keni një lajm shumë të mirë  dhe ndoshta një pikë të rëndësishme që do ju  cilesoj më shumë si person , por mund të ndodh edhe nje përmbysje e cuditshme.

Luani

Ju do keni një cështje të rëndësishme ligjore apo të së ardhmes për të bërë një ndryshim shumë të madh apo një lëvizje diku në një vend tjetër.

Virgjëresha

Në cështjet ekonomike do ndodh një proces i fortë ndryshimesh dhe ndoshta sqarimesh.  Do arrini të kuptoni të gjithë panoramën e problemit.

Peshorja

Në  lidhje me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet me të tjerët mund të jetë një  ditë  ku do ndryshojnë ekuilibrat.  Do keni një ndarje të papritur.

Akrepi

Në lidhje me punën dhe me përditëshmërinë do ketë lajme të reja dhe ndryshime të menjëherëshme dhe të papritura. Kjo do ju fusi në një rrugë të re.

Shigjetari

Jeta juaj personale do ketë një kombinim te ri.  Një njohje e re e furishme dhe  rinore do ju kthej jetën në një moment më romantik dhe personal.

Bricjapi

Në cështjet familjare dhe në lidhje me bizneset me familjarët do ketë një kthesë dhe një përmbysje në ecuri apo në planet e përbashkëta.

Ujori

Do jeni në një moment shumë të rëndësishëm planesh dhe rruga juaj do plotesohet papritur me një stategji shumë fitimprurëse.

Peshqit

Do arrini në një moment shumë të rëndësishëm në cështjet ekonomike. Mund të keni një ngritje të madhe, por mund edhe të shikoni porblemin në të gjithë madhësinë e tij.