.

Ç’po ndodh në Shkozë/Banorët përplasen me policinë kundër shembjes së shtëpive (Fotot)

Tensione dhe perplasje mes banoreve ne Shkoze dhe policise qe ka shkuar atje ne mbeshtjeje te aksionit per shembjen e tre banesave, ne vijim te planit per projekti e Unazes se Re.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen, nderkohe qe ata nuk lejojne t’u preken banesat, pasi kerkojne me pare strehim dhe demshperblim.
Sikunder duket edhe ne keto foto te shkrepura nga LSA banoret jane ngujuar ne taracat e shtepive, per te penguar shembjen e banesave.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, duke bërë rezistencë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Ne mbeshtetje te banoreve qe ne mengjes ka qene dhe ish deputeti i PD-se, Aldo Bumçi.