.

Çfarë e lidh Elvana Gjatën me manjatin arab me 1.1 miliardë $?

 

Këngëtarja Elvana Gjata po komentohet së tepërmi në media për paraqitjen e saj në një event mode të organizuar së fundmi në kryeqytet.

E veshur me koleksionin e stilistes italiane Alberta Ferreti, Elvana ka mbërritur në Pallatin e Brigadave me një makinë tip “Benz”. Në buzë të derës së saj të pasme është pikasur emri i shkruar i një prej manjatëve arabë që ka vënë një pasuri të çmendur në Rusi.

Ziad Manasir është drejtues i “Manasir Group”, kompani kjo që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe karburanteve. Në vitin 2015, ai u listua nga revista “Forbes” krah miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh.

Por çfarë e lidh Elvana Gjatën me Ziad Manasir? A është makina në të vërtetë e personalizuar për këtë të fundit? Dhe, nëse është kështu, përse përdoret nga Elvana?

Risjellim në vëmendje se një vit më parë, pas përplasjes me armë zjarri në ish-Bllok (4 tetor 2018), ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, u zbulua se i dashuri i këngëtares ishte biznesmeni i përfshirë Ervin Mata.

Mata u përfol së tepërmi nga mediat si financuesi kryesor i jetës luksoze të Elvanës. Mos ndoshta pas kësaj makine, që mban emrin e Ziad Manasir, fshihet Ervin Mata?

 

/mapo