.

Vrasja dhe plagosja në Kavajë/ Marsida Qatja tregon eksluzivisht për Open versionin e saj se si ndodhi ngjarja dhe rrëfen detaje të pathëna më parë. Ja çfarë ndodhi mbëmë në Open.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën pak ditë më parë ishte në fokus të emisionit Open ditën e Hënë në orën 21:00 në top Channel.

“Kavaja, krim dhe drogë” ishte tema e një emisioni që u karakterizua nga dëshmia ekskluzive brenda shtëpisë së Marsida Qatjas ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Nëna e tre femijëve tregoi për Open dinamikën e ngjarjes ndërsa Mesila Doda, Marinela Sota, Mentor Kikia, Enton Abilekaj dhe Arjan Hoxha analizuan deklaratat e saj si dhe të thënat dhe të pathënat e ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën.

Marsida tregoi me detaje versionin e saj se si ndodhi vrasja dhe plagosja. Brenda shtëpisë së saj duken ende shenjat e plumbave që Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Po cilat ishin raportet mes personazheve të kësaj ngjarjeje nga këndvështrimi i Marsidës? Ajo këmbëngul se Dritan Haxhollit nuk i është ngritur asnjë kurth ndërsa shprehet e bindur se nëse atij nuk do t’i ishte bllokuar arma, viktimat do të ishin të shumta në numër.

Abilekaj, Kikia dhe Doda komentojnë ngjarjen e Kavajës dhe deklaratat e Marsida Qatjas dhënë ekskluzivisht për Open.

Në pjesën e tretë të intervistës Marsida Qatja bën një deklaratë te fortë. Ajo paralajmëron se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi kur bashkëshorti i saj të dalë nga burgu ai do të hakmerret.

Edhe Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Arjan Hoxha bëri disa deklarata të fortë në Open. “I dënuari ruan të dënuarin”, tha Hoxha ndërsa deklaroi se shumë punonjës dhe drejtues të policisë në burgje janë të dënuar.

Avokati i Marsida Qatjas, Edmond Petraj ndërhyri në emission përmes telefonit dhe debatoi me Kreshnik Spahiun e Mentor Kikinë.

Por a do të mbyllet me kaq ngjarja e rëndë e Kavajës? Ja çfarë paralajmerojnë Mesila Doda dhe Mentor Kikia.

Emisionin e plotë me temë: Kavaja, krim dhe drogë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtem.