.

Takimi me Bashën, sqaron Glover: Diskutuam raportin, asgjë e veçantë

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover në përfundim të takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, sqaroi se është një takim rutinë për të diskutuar për raportin e nxjerrë nga ky institucion.

Në fjalën e saj ajo sqaroi edhe se nuk kishte planifikuar dhe nuk do të ketë një konferencë për këto takime, pasi nuk ka asgjë të re për të komunikuar, thjesht diskutime që vijojnë.

“Ka patur një keqkuptim dhe nuk ka qenë qëllimi për të patur një konference për shtyp. Bëhet fjalë për raportin ku mbahen rekomandimet të cilat i kemi diskutuar dhe do të vijojmë t’i diskutojmë. Jemi duke bërë diskutime, faleminderit që erdhët takimi do të vijojë nesër e pasnesër, por nuk do të ketë një konferencë për shtyp. Nuk kam asgjë për t’ju thënë ju sot, në ditët në vijim do të merrni një informacion të mëtejshëm” u shpreh Glover.