.

“Shqipëria dhe Maqedonia V. meritojnë hapjen e negociatave”, Rama në takimin me Conten: Italia ka mbështetur Tiranën


Kryeministri i vendit Edi Rama në mkonferencën e përbashkët me kryeministrin italian Xhuzepe Conte deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.

Rama u shpreh se Italia dhe qeveria italiane duhen falënderuar, pasi kand ëhënë një mbështetje të vazhdueshme për integrim të vendit në BE.

Edi Rama: Dita e sotme ishte e ngarkuar me punë, por jemi këtu për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe njëkohësisht për të shprehur vullnet të thelluar bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve, ku pa diskutim ka shumë për të bërë akoma më tepër. Pa diskutim që vizita e kryeministrit italian në Tiranë sot është në kuadrin e një datë të rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, ku ndër të tjera do diskutohet edhe vendimi për çeljen e negociatave me Tiranën.

Prandaj dua të falënderoj kryeministrin Conte dhe qeverinë italiane që nuk janë lëkundur për asnjë moment në mbështetje të Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe gjithë këtij rajoni në perspektivën për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut meritojnë hapjen e negociatave. Ne nuk jemi në këtë proces se na kërkon Be, por se atë e kërkon e ardhmja dhe se po luftojmë për një Shqipëri europiane, për shtet të së drejtës dhe demokraci të zhvilluar.