.

Rama: Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë

Kur kanë ngelur edhe 3 ditë nga data 18 tetor, ku Këshilli i Europës do të japë vendimin për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë për në BE, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një videomesazhi, kreu i qeverisë tha se aktualisht BE ka në tryezë shumë ‘patate të nxehta’ që po trajtohen, siç është edhe BREXIT.

Mes të tjerash Rama tha se: “Vijon debati në BE për dakordësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumica dërrmuese duan çeljen e menjëhershëm të negociatave, edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Pa kushte”.

Po ashtu Rama tha se cilido qoftë vendimi i BE-së, “dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”.

“Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë në këtë rrugëtim të vështirë.
Cilido qoftë ai përfundim dielli do të lindë përsëri dhe dita do jetë vazhdim i kësaj përpjekje. Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”, deklaroi Rama.