.

“Për Ju ka vetëm një stinë, pranverë!”, Meta uron Berishën për ditëlindje.Ja dhuratat e presidentit

Ndonëse më shumë kanë qëndruar në krahë të kundërt, për shkak të bindjeve politike, presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për doktorin, ish-kryeministrin Sali Berisha.

E ndaj në ditëlindjen e 75 të Berishës, nuk mund të mungonte një urim nga presidenti Ilir Meta. Ky i fundit i ka dërguar një tufë me 75 trendafila të bardha Berishës, ndërsa i uron shëndet e lumturi.

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!???”, shkruan Meta.

Sipas ‘BalkanWeb’ kreu i shtetit i ka dërguar liderit historik të PD-së edhe një shishe vere të kuqe. Kujtojmë se vjet Meta nuk e ka harruar ditëlindjen e Berishës, pasi i ka dhuruar një tufë me trëndafila ngjyrë blu, simbol ky i Partisë Demokratike.