.

“Nga qelitë e burgut janë porositur vrasje”- Kreu i Burgjeve apel Prokurorisë së Përgjithshme: Policët u shërbejnë kriminelë me…


Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë se nga burgu janë porositur edhe vrasje, i përfolur më herët në mediat.

“Në Shqipëri ka pasur raste që nga burgu janë porositur edhe vrasje. Këto hetime nuk kanë qenë të thella nga organi i prokurorisë dhe i janë referuar edhe prokurorit të përgjithshëm dhe besoj që do ketë ndryshim sepse është problem shumë serioz për ne”, theksoi ai.

Kreu i Burgjeve përmendi edhe vendosjen e punonjësve të policisë nën urdhrat e kriminelëve, duke u dërguar atyre sende të ndaluara nga jashtë apo duke u shitur drogë.

“Ka një listë të shtuar të punonjësve të burgje për trafik droge, që u sjellin të burgosurve ato që duan! Nuk është dënuar askush për këtë. Është çështje që duhet ta bëjmë me prokurorinë. Dy drejtor burgjesh që janë kallëzuar penalisht për këtë, është sfidë e të gjithë institucioneve”, tha Ismaili.