.

Kush e shoqëroi Izet Haxhinë? Ja si përgjigjet kreu i Burgjeve pasi u tha se donin të vrisnin ish truprojën e Berishës

Drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, gjate raportimit te sotem para deputeteve te Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare lidhur me situatën në burgje, eshte pyetur edhe per nje denoncim te bere nga avokati mbrojtes i Izet Haxhise.
Ai njoftoi se Izet Haxhia ka nderprere gjithe deshmite e tij lidhur me akuzat ne adrese te ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kane tentuar ta eliminojne fizikisht dhe eshte aksdientuar duke shkuar nga qelia ne seance gjyqesore.

Pyetjen e beri deputeti socialist Spartak Braho, qe kerkoi te dinte se “Kush e shoqeroi Izet Haxhinë, se pati një pretendim që donin ta vrisnin”.
Lidhur me këtë rast, Ismaili tha:

“Për të paraburgosur me një rrezikshmëri të caktuar në bazë të klasifikimit ka një plan masash, për lëvizjet që bëhen, në koordinim me policinë e shtetit, është gjithçka konform, edhe nuk ka ndodhur asnjë aksident, asgjë, ne jemi ne rregull. Pastaj media ka punën e vet, të cilën ne nuk e pengojmë dot”.