.

Alarmi për bombën në makinë, kush ishte gjyqtari i rrezikuar.Liroi nga burgu “të fortin e Tiranës”

Majtas Gerd Gjenerali dhe djathtas Naim Zyberi, vrare ne vitin 1997

Markelian Kuqo është gjyqtari i gjykatës së Korcës që mori sot një telefonatë ku e lajmëruan se i kishin vendosur bombë në mjetin e tij, por që pas kontrollit policor, në mjetin e tij nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Emri i këtij gjyqtari u lakua disa kohë më parë për shkak të një vendimi për lirimin nga burgu të atij që cilësohet si “i forti i Tiranës”, Gerd Gjinerari, apo i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali.

Kjo solli edhe reagimin e ministres së Drejtësisë e cila e kallëzoi penalisht gjyqtarin e tani është në hetim.

Atë kohë, ministrja në një konferencë për mediat deklaronte:
“Ministria e Drejtësisë, u njoftua nga strukturat e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale lidhur me vendimin gjyqësor të rrethit gjyqësor, Korçë, për lirimin me kusht të shtetasit Gert Gjinari, i dënuar me burgim të përjetshëm. Nga hetimi paraprak që Ministria e Drejtësisë kreu, rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është ende vendim i formës së prerë, është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e Kodit Penal për dhënien e një vendimi lirimi me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit, duke kërkuar inicimin e procedimit disiplinor për gjyqtarin Markelian Kuqo.

Procesi i vetingut për pastrimin nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar po vijon, por paralelisht për të gjitha rastet me vendimmarrje skandaloze nga gjyqësori do të denoncohen dhe do të ndiqen të gjitha mjetet ligjore për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre rasteve.

Ministria e Drejtësisë me strukturat e brendshme të kontrollit të burgjeve dhe vetë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka kryer inspektim lidhur me këtë ngjarje nga administrata e burgut të Drenovës për sa i përket dokumenteve të dorëzuara në proces gjyqësor për çështjen e lirimit të të dënuarit Gjinari. Bazuar në gjetjet e konstatuara, është proceduar me referimin e materialit pranë Prokurorisë së Korçës për Drejtorin e burgut Drenovë, Korçë, 1 përgjegjës sektori, 2 specialistë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, lidhur me përgatitjen e raportit të vlerësimit të të dënuarit, Gerd Gjenerali.

Gjithashtu, deri në zbardhjen e ngjarjes, Drejtori dhe punonjësit e evidentuar të sipërpërmendur janë pezulluar nga detyra”.

CV E MARKELIAN KUQO

GJYQTAR

Markelian Kuqo ka lindur ne 04.03.1972 ne qytetin e Korces. Ne vitet 1990 – 1994 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, ku ne perfundim diplomohet me titullin “Jurist”. Ne vitin 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron dhe aktualisht.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marre pjese ne trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures si dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit.

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Mitur

Datelindja: 04.03.1972

Vendlindja: Korce