.

Marsida Qatja tregon raportet me familjarët e Dritan Haxhollin, ata nuk dinë asgjë për ngjarjen

 

Marsida Qatja dha një intervistë ekskluzive për Open në Top Channel.

30-vjeçarja është shprehur se familjarët e Haxhollit po e ngatërrojnë me një femër tjetër, që sipas saj, kishte lidhje intime me viktimën dhe që ai e dhunonte.

Ajo ka thënë se në gjithë këtë ngjarje është “viktimë” dhe jo “mollë sherri”, pasi sipas saj, Dritan Haxholli kërcënonte shumë njerëz.

E vërteta është se unë nuk kam pas lidhje hiç me Dritan Haxhollin. Familjarët e Dritanit më ngatërrojnë me një femër tjetër, ajo është dhunuar prej tij, janë letrat e hapura në spital. Unë kisha pas raport shoqëror me të. Ajo femra, që ka pas raport intim me të, ishte e pambrojtur. Mua nuk më ka dhunuar, vetëm më ka shtyrë dhe kërcënuar. Nuk isha vetëm unë e kërcënuar, por unë isha e mbrojtur, se kam shoqëri.