.

Exchange/ Euro dhe dollari nuk levizin, forcohet paundi


Kjo javë ka nisur e qëndrueshme për monedhën e Eurozonës e cila është këmbyer edhe sot me 122.8 lekë, sikurse javën që shkoi.
Ndërkaq, paundi Britanik ka fituar pikë përgjatë weekend-it duke u kuotuar sot me 140 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari amerikan ka regjistruar të njëjtën vlerë sikurse javën e kaluar duke mbetur në vlerën e 111.5 lekëve.
Franga zvicerane ka zbritur këtë të hënë në nivelin e 111.7 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai australian janë këmbyer sot më përkatësisht 84.2 lekë dhe 75.3 lekë./ SCAN