.

Bota në tension, vdes politikania dhe gazetari nga bombardimet turke në Siri

Bombardimet në pjesën veriore të Sirisë po sjellin shpërngulje të mëdha në vend, ndërkohë që bota është në tension.

Së paku 14 persona mbetën të vrarë dje si pasojë e ofensivës së ndërmarrë nga Turqia kundër kurdëve.

Mes personave të vrarë raportohet se është një gazetar dhe 5 civilë. Ndërsa më herët, u vra edhe një politikane kurde e quajtur Hevrin Khalaf. Ajo është ekzekutuar nga grupet e mbështetura nga Turqia. Khalaf ishte sekretare e përgjithshme e partisë “E Ardhmja e Sirisë”.

Ndërkaq Gjermania ka ndaluar eksportet e armëve në Turqi. Kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj ofensivës që Ankaraja ka nisur kundër kurdëve.

Veprimet e Turqisë kanë ngjallur reagime shumë të ashpra nga shumë vende, madje Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione Ankaranë.