.

“Bëje ose vdis” deri më 31 tetor/Mbretëresha vë me shpatulla pas murit Boris Johnson (FOTO)


Kryeministri britanik rinovoi premtimin e tij për ‘jetë a vdekje’ për ta mbyllur Brexit deri më 31 tetor, pasi Mbretëresha Elizabeth mbajti fjalimin e përvitshëm në Parlament.

Në javën vendimtare për Brexit, ku pritet të përcaktohet dhe shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Europian me ose pa ujdi, 93-vjeçarja vendosi prioritetet për Qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Boris Johnson.

Mbretëresha kërkoi arritjen e një ujdie të re me Brukselin për Brexit dhe parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme të mundshme.

“Prioritet i Qeverisë sime ishte gjithmonë sigurimi i largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 31 tetor. Qeveria ime synon të ndërtojë një marrëdhënie të re me Bashkimin Europian të bazuar në tregti të lirë dhe bashkëpunim miqësor”, u shpreh Mbretëresha./Daily Mail