.

“Sa janë domatet?”/ Gruaja e Erdogan shfaqet në treg në mes të Beogradit, serbët e pyesin…(Foto)


Emine Erdogan, gruaja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e anashkaluar plotësisht protokollin, u shfaq në tregun Bajloni në Beograd gjatë vizitës së saj në Serbi.

Ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti Erdogan po zhvillonte takime me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë, Emine Erdogan në treg po pyeste për çmimin e boronicave, domateve, specave, patateve.

Gruaja e Erdoganit kaloi mbi gjysmë ore aty duke biseduar me shitësit dhe qytetarët.

Disa nga shitësit u tronditën kur shoqëruesit u sqaruan atyre se ajo ishte Zonja e Parë e Turqisë, derisa një zonjë që shiste rrush u përpoq të pyeste Eminen se si do të përfundonte një nga serialet e njohura turke, por pa sukses.

KOCAELI, TURKEY – JUNE 30: Turkish President Recep Tayyip Erdogan (C), his wife Emine Erdogan (L) and Albanian Prime Minister Edi Rama (R) attend the opening ceremony of Osmangazi Bridge in Kocaeli, Turkey on June 30, 2016. Osmangazi Bridge is the fourth-longest suspension bridge in the world and second-longest bridge in Europe. (Photo by Tahir Turan Eroglu/Anadolu Agency/Getty Images)