.

Mendimet e Milaim Zekës për Albin Kurtin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn nuk mund të ishin më të sinqerta se kaq


Në puntatën e mbrëmjes së sotme të “Shiko kush LUAN” veç argëtimit dhe lojërave që i bënë personazhet e njohur të argëtoheshin, u thanë edhe shumë të vërteta, nga ato më pikantet.

Në lojën “Ndaje ose laje”, Milaimi u vu përballë zgjedhjes për të dhënë mendimin mbi Albin Kurtin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn ose do të përfundonte duke u lagur.

Milaimi preferoi të rrëfente mendimet dhe më konkretisht, u përgjigj: “Albin Kurti është puro majist, sikur është djali i Fidel Kastros” – tregoi Miliami ndërkohë që për Hashim Thaçin rrëfeu se teoria e tij për ndryshimin e kufijve ishte budallallëku më i madh ndërsa për Ramush Haradinajn u përgjigj: “Ka treguar që nuk di të jetë kryeministër por di të jetë ministër i shkëlqyer i mbrojtjes” – përfundoi Zeka./TCH