.

Aurela Gaçe heq dorë nga festivalet, këngëtarja zbulon arsyen e këtij vendimi


Ndonëse vitet ikin, Aurela Gaçe mbetet një nga këngëtaret më energjike dhe më të pëlqyera të skenës shqiptare.

Ajo performon çdo fundjavë në clube ku nnnë qendër është muzika live.

Së fundmi Aurela ka dhënë një intervistë përemisionin ‘Mirage’, ku ka folur rreth albumit të saj më të ri. Ndër të tjera, këngëtarja rrëfeu se ka nevojë për një pushim nga kompeticionet televizive.

“Pjesëmarrjet në festival mua më kanë rritur. Konkurset janë adrenalinë, unë i kam shijuar. Por mendoj që ka ardhur momenti për një pauzë. Tani është momenti që unë duhet të jap shumë albume, shumë muzikë, sepse publiku ka nevojë për këtë. Nuk mund të them anjëherë ‘kurrë’, sepse nuk i dihet por për momentin do bëj një pauzë nga festivalet”, është shprehur Aurela.

Kujtojmë që Gaçe herën e fundit ka qenë pjesëmarrëse në festivalin ‘Kënga Magjike’, në bashkëpunim me miken dhe kolegen e saj Eli Fara.