.

Video dramatike/ Shembet hoteli 18 katesh, humb jetën një person, plagosen 18 të tjerë

.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur ,pasi një pjesë e madhe e një hoteli në New Orleans u rrëzuan këtë të shtunë.

Video tregon momentin kur katet e larta të ndërtesës, e cila ka qenë në ndërtim e sipër prej disa muajsh, u rrëzua, ndërsa njerëzit vraponin të tronditur.

Nuk dihet saktësisht se si ndërtesa u rrënua pjesërisht, por specialistët kanë paralajmëruar se ajo është e paqëndrueshme dhe mund të ketë sërish të tjera shembje.

Hoteli po i nënshtrohej disa punimeve për t’u modifikuar tërësisht, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe gjithçka është kthyer në rrënoja.