.

“Sa injorancë kur përdor sëmundjet për politikë”, Vasili-Ramës: Nuk ka kush ta informojë se duke e përdorur e shpërdorur kancerin, vetë…


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtura “Injorancë”, ilustrimin me sëmundjen e kancerit, që kryeministri Rama bëri në një intervistë për “The Irish Times”, sa i përket negociatave.

Në facebook, Vasili ironizon Ramën, ndërsa shkruan se “ai di vetëm emrin e një sëmundje, atë të kancerit dhe e përdor kot, vend e pa vend”.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm, kundër çdo politike e perceptimi botëror të përparuar krijon stigmë për kancerin si fatalitet, si një fund pa kthim.

Një univers mjekësor mbarë botëror punon për te kundërtën, pra për ta mundur sëmundjen dhe për ta humanizuar atë.

Por Edi Ramën nuk ka kush ta informoje qe duke folur e sterfolur ,duke përdorur e shpërdorur kancerin, vetëm dëmton punën e te tjerëve dhe demonstron nje injorance sa te thelle aq edhe vulgare e cinike”, shkruan Vasili mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Edi Rama… sa injorance kur perdor semundjet per politike!?

Sa here qe Edi Rama s’ka asnje ide te vlefshme,apo ndonje argument a fakt per te shpjeguar ngerçet dhe sterkembeshet logjike te tij u referohet semundjeve dhe krahasimeve medikale.

Sot perfytyrimi i çartur i tij u ndal te shpjegonte moshapjen e negociatave se Europa e “poshter,e lige,e paarsyeshme” po i pengonte padrejtesisht dhe u rrek ta shpjegoje medikalisht.

Europa ishte ne imagjinaten e shperbere te Rames nje mjeke sharlatane qe s’di ç’flet.

Dhe Rama fillon si gjithmone krahasimin me semundjet.

Ai di vetem emrin e nje semundjeje ate te kancerit.

E perdor kot,vend e pa vend.

E fut fantazia e tij kancerin ne salla operacioni,ne zyra politike,ne mitingje fshatrash,ne intervista televizive ku shkumezon jarge histerie.

Ky kryeminister i papergjegjshmem, kunder cdo politike e perceptimi boteror te perparuar krijon stigmë per kancerin si fatalitet, si nje fund pa kthim.

Nje univers mjeksor mbareboteror punon per te kunderten,pra per ta mundur semundjen dhe per ta humanizuar ate.

Por Edi Ramen nuk ka kush ta informoje qe duke folur e sterfolur ,duke perdorur e shperdorur kancerin, vetem demton punen e te tjereve dhe demostron nje injorance sa te thelle aq edhe vulgare e cinike.

Mos e perdor kancerin kryeminister,kur nuk ndihmon dot te pakten mos demto ate qe te tjeret ane e mbane globit e ngrene me shume mund,djerse dhe dije,une te mirekuptoj qe ti dijen ne teresi dhe ate mjeksoren ne vecanti e urren.

Lexojeni c’tha sot Edi Rama per Shqiperine ,Europen dhe integrimin e bllokuar vetem per shkak te tij tek “The Irish Times”:

“Ata (Europa)thonë që ju duhet të operoni në këtë trup dhe ne themi po, sepse ky djalë ka kancer dhe pastaj ata pyesin gjatë operacionit pse nuk po vrapon. Epo, së pari ai duhet të dalë nga salla e operacionit të shërohet dhe më pas të vrapojë