.

Polici bën masakër/ Vret gruan dhe dy vajzat, pastaj edhe veten. Flet i dashuri i 18-vjeçares dhe fqinjët

La palazzina ad Orta Nova, nel Foggiano, dove un uomo ha prima ucciso con la pistola di ordinanza la moglie Teresa di 54 anni e le figlie di 12 e 18 anni e poi si è suicidato sparandosi un colpo alla testa, 12 ottobre 2019.
ANSA

Burri vret gruan dhe dy vajzat, pastaj i jep fund edhe jetes. Ngjarja e rende ka ndodhur gjate nates ne Itali, ne nje province ne Foggia.

Burri, një oficer ne policine e burgjeve, vrau gruan 54-vjeçare dhe dy vajzat e tij, Miriana, 12 vjeç dhe Valentina, 18 vjeç, pastaj vrau edhe veten.

Sipas informacioneve paraprake, autori pas masakres njoftoi policine dhe me pas vrau veten. Ai humbi jeten, pak pasi po e transportonin me ambulance drejt spitalit.

Policia ka bere me dije se autori eshte ndihmës shefi i policisë së burgjeve, 53-vjecar. Nga hetimet ne banese ka rezultuar se ai e ka kryer masakren nderkohe qe gruaja dhe vajzat ishin ne shtrat. Ne banese nuk eshte gjetur asnje shenim apo mesazh i lene nga burri qe mund te ndihmoje per zbardhjen e shkakut.

Autori kishte kandiduar se fundi per keshillin e qytetit. Dyshimet e para per ngjarjen flasin per borxhe te shumta qe ai mund te kishte per shkak te lojerave te fatit.

“E dija që ishin njerëz të mirë, të qetë pa probleme. Ai kurrë nuk më foli për asgjë apo probleme familjare “. Kështu ka thënë Marco i dashuri 18-vjeçar i Valentinës, më e madhi e dy vajzave të Ciro Curcelli.

Ai tregon se kishin nje vit e shtate muaj te fejuar dhe nuk kishte dijeni per probleme familjare te vajzes.

“Ne nuk kemi dëgjuar as grindje, as britmë. Djali im dëgjoi një goditje, por ne nuk menduam se ishte një armë zjarri. E vetmja gjë që vura re ishte se kohët e fundit ai ishte pak në depresion. Dukej si ne re”- thote një fqinj ne katin e trete te pallatit. “Ata ishin njerëz të shkëlqyer – thotë ai, -i njihja prej vitesh.