.

Avokati i Tahirit kalon gjendjen kritike, flasin mjekët pas ndërhyrjes kirurgjikale

Lajm i mirë për avokatin e njohur shqiptar, Maks Haxhia. Dy ditë pasi u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale, mësohet se Haxhia e ka kaluar gjendjen kritike dhe ka dalë nga reanimacioni.

Mjekwt pohuan se ai është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasoja nga problemi shëndetësor që kaloi.

Avokati Haxhia, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 10 tetorit në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Por tashmë gjendja e tij është drejt rehabilitimit. Ai është një emër i njohur për opinionin publik dhe ka mbrojtur personazhe të ndryshëm të njohur. Ndërkohë që kujtojmë se Haxhia ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në periudhën korrik-nëntor 1992./BW