.

Një përmbledhje e rrëfimit të pazakontë dhe dëshmive të forta të Presidentit Ilir Meta në Open. Ja si i komentuan analistët deklaratat e Kreut të Shtetit

Në kohën kur të gjithë prozhektorët e politikës dhe te opinionit publik janë drejtuar nga presidenca, Ilir Meta pranon të rrefehet “pa doreza” për emisionin Open të gazetares Eni Vasili. Dëshmitë dhe akuzat e Kreut të Shtetit janë të forta dhe të drejtpërdrejta. Në focus të intervistës ishte vendimi i pritshëm i Komisionit të Venecias, apo marrëdheniet e Metës me Ramën, Bashën dhe Kryemadhin. Të gjitha çështjet kryesore të intervistës dhe deklaratat më të forta të Kreut te Shtetit u analizuan më pas nga Carlo Bolino, Enton Abilekaj, Alfred Peza dhe Neritan Sejamini.

Meta e nisi intervistën në Open me një deklaratë të fortë. Ai sfidoi publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës, lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Si për të treguar se nuk është ai fajtori, Presidenti Meta tregon në Open shkeljet flagrante të Kushtetutës nga ana e qeverisë. Kreu i Shtetit nuk e heq nga dora Kushtetutën gjatë intervistës.

Eni Vasili e pyet Metën nëse e mendon një mandat të dytë si President? Por Meta surpizon me përgjigjen e tij kur thotë se nuk e ka dashur të hyjë në zyrën e Kreut të Shtetit.

Nisur nga fakti se Presidenti Meta ka deklaruar më herët se ky parlament ka legjitim 82-83 deputetë. Eni Vasili e Pyeti Metën nëse ka në plan ta shpërndajë Parlamentin apo jo?

Meta tregon për Open hapat që do të ndërmarrë Presidenti pas vendimit të Komisionit të Venecias.

Për të dëshmua se është mbi palët Presidenti Meta thumbon edhe opozitën duke e akuzuar se shkëlqen në transferimin e përgjegjësive tek të tjerët.

Këmbënguljen e gazetares Vasili për vendimin e Komisionit të Venecias, Presidenti Meta e kalon me sportivitet. Ai ironizon duke thënë se nuk e shqetëson “Venecia” por kombëtarja e futbollit pasi nuk gjeti dot biletë për të parë ndeshjen.

Meta u ndal edhe tek ato që cilësohen si “dosje problematike”. Shantazh apo jo, Presidenti tha se ka plotë dosje të ngjashme me atë të lyerjes së fasadave në kryeqytet .

Presidenti Ilir Meta komentoi edhe deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se bashkëshorti i saj çdo mëngjes i kujton se ka djegur mandatet. I ftuar në “Open”, Meta tha se kjo gjë nuk ndodh çdo mëngjes pasi ai nuk fle çdo natë me gruan e tij, Monikën.

Një tjetër deklaratë e fortë e Presidentit Meta në intervisten për Eni Vasilin ishte kjo që ju ftojmë ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. Meta tha se nuk ka në plan të kthehet më në krye të LSI-së.

Deklaratat e Presidentit Meta në Open shkaktuan debat në studio mes Alfred Pezës, Neritan Sejaminit, Carlo Bolinos dhe Enton Abilekajt.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Open ishte edhe ish-Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i cili foli për shkeljet që ka bërë Presidenti Meta. Spahiu bëri edhe një deklaratë të pazakontë për Lulzim Bashën.

Emisionin e plotë Open me teme: “Ilir Meta kundër të gjithëve mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.