.

Negociatat me BE / Mustafaj “zbërthen” retorikën e Ramës: Çfarë tregon ligjërimi i tij në media

 

Analisti dhe opinionisti, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 analizoi procesin e negociatave të Shqipërisë me Basshkimin Europian . Sipas tij, retorika dhe dalja e shpeshtë e kryeminisitrit para mediave , është mesazh se negociatat me 18 tetor është vështirë të hapen.

“Të gjitha daljet publike të Ramës këto kohë tregojnë ai e di mirë se nuk do të ketë hapje të negociatave. Mua më duket se Macron nuk është një mjeshtër ndaj politikës së jashtëm, por ai sheh më shumë pjesët e brendshme. Mua më duket jo e drejtë të vonohet avancimit të procesit, i cili nuk është një gjë që merret sot për nesër. Ky kohezion në BE nuk ka shans të krijohet brenda 4-5 vitet e ardhshme, sepse janë procesi si Brexit, janë tensionet me Hungarinë. Ky kohezion në BE nuk është një kohezion i realizueshëm shumë shpejt”-tha ai./BW