.

Video/ Meta në OPEN/ Opozita nuk merr përgjegjësitë e saj për të parandaluar konfliktet

 

Presidenti i Republikës dha një intervistë ekskluzive për Open në Top Channel ku sulmoi edhe opozitën duke thënë se opozita nuk po merr përgjëgjësitë e saj për të parandaluar situatat kinfliktuale.

Më poshtë do të gjeni një pjesë nga intervista:

Gazetarja: Sepse zonja Kryemadhi ua lë ju përgjegjësinë për zgjedhjen e Edi Ramës kryeministër…

Presidenti Meta: Patjetër, edhe këtu opozita nuk është se nuk shkëlqen në transferimin e përgjegjësive te të tjerët dhe që nuk merr dot përgjegjësitë e saj në kohë për të parandaluar konflikte apo për të mos rënë viktimë e politikës së aktit të kryer që bën kryeministri për t’i vendosur ata gjithmonë në pozita të vështira dhe për t’i provokuar dhe për t’i nxjerrë jashtë institucioneve. Unë përgjegjësitë e mia i kam mbajtur në çdo kohë, në çdo detyrë që kam patur. Këtu në detyrën e Presidentit jam i sigurt dhe jam i bindur që kam bërë më të mirën dhe do të bëj më të mirën për të respektuar Kushtetutën dhe për t’u sjellë si një President i shtetit të së drejtës.

Gazetarja: Zonja Kryemadhi shkon dhe më tej duke thënë nëse do kisha 98 deputetë do e shkarkoja Presidentin, pikërisht për përgjegjësinë që ai ka për mbajtjen në pushtet të zotit Rama me gjithë problematikat që i solli vendit. A keni ndonjë koment për këtë?

Presidenti Meta: Nuk më mbetet që tjetër vetëm të them shyqyr që ka ik nga Parlamenti, sepse tani nuk ka asnjë deputet.