.

Meta në Open/ Komisioni i Venecias po i lejon vetes të përdoret si ushqim propagandistik

Presidneti Ilir Meta ka sulmuar sërish komisionin e Venecias duke thënë se komisioni ka tejkaluar kopetencat se ai nuk merret me sigurinë por ligjin dhe se duhet të jetë I qartë e të thotë në cilin nen Presidenti ka shkelur kushtetutën.Meta tha se Unë nuk pranoj asgjë që nuk qëndron dhe që nuk ka lidhje me misionin e tyre. Nëse ata duan të japin një material, një ushqim propagandistik dikujt, le t’ia japin, punë e tyre.Më poshtë një pjesë e intervistës.

 

Gazetarja: Zoti President, në  letrën e fundit drejtuar komisionit  ju thoni: ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat. Ju përsëri përdorni të njëjtën fjalë që ata kanë përdorur në draft-opinionin.

Presidenti Meta: Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat, sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues…

Gazetarja: …Ata ju thanë tejkalim kompetencash, gjithashtu edhe iu thatë kështu. Siç duket nuk e keni kapërdirë mirë këtë togfjalësh….

Presidenti Meta: Unë nuk pranoj asgjë që nuk qëndron dhe që nuk ka lidhje me misionin e tyre. Nëse ata duan të japin një material, një ushqim propagandistik dikujt, le t’ia japin, punë e tyre.

Unë kam Kushtetutën. Ja më thoni ju mua, a keni dëgjuar që Komisioni i Venecias është ekspert për çështje të sigurisë?

Dhe si mund të përcaktosh shkallën e sigurisë me tre veta që vijnë këtu tre muaj pas zgjedhjeve në një situatë krejt tjetër dhe të thonë se si ishte situata. A ishte kaq e rëndë apo nuk ishte kaq e rëndë? Këto janë muhabete kot. Ata kanë Kushtetutën, ata kanë legjislacionin, ata kanë Konventën Europiane për të Drejtat të Njeriut, që e kanë për kompetencë që ta mbrojnë dhe ta respektojnë. Kanë vendimet e Gjykatës së Stasburgut. Për këtë çështje janë ata. Nuk kanë kompetencë të merren me çështjet e OSBE/ODIHR-it, sepse kjo është edhe një mungesë etike dhe një mungesë respekti për institucionet e tjera demokratike.