.

EMRAT/ Ekzekutuan avokatin grek, dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarë


Gjykata e kryeqytetit grek Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë.

Vendimi i gjykatës ishte unanim me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas. Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafeiropoulos., Ibrahim Brahimaj, duke i shtuar edhe 11 vjet burg shtesë për grabitje me armë, shkruajnë mediat greke.