.

Aksidentohet me makinë Albano Bogdo, ja si është gjendja e aktorit


Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, është përfshirë në një aksident me makinë.

Ai udhëtonte me një taksi, mirëpo mjeti ku aktori kishte hipur është përplasur me një makinë të tipit “Ford”.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e ish-parkut të autobusave në Rrugën e Kavajës.

Siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga “Vizion Plus”, Albano është ulur në bordurën e trotuarit për të marrë veten.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar.