.

U premtoi fermerëve rrugën, kryetari i komunës tërhiqet zvarrë pasi nuk mbajti premtimin


Një kryetar komune në Meksikë është lidhur mbrapa një makine nga qytetarët e zemëruar dhe është tërhequr zvarrë nëpër fshat.


Njëmbëdhjetë njerëz janë arrestuar në jug të Meksikës pasi kryetari i komunës të tyre u mor nga zyra e tij, u lidh me një kamion dhe u tërhoq zvarrë nëpër rrugë.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin e komunës Jorge Luis Escandón Hernández, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.

Ishte sulmi i dytë nga fermerët që kërkuan që ai të përmbushë premtimin e tij për fushatën për të riparuar një rrugë lokale.Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur ata refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale, por është më pak e zakonshme që ata të sulmohen për premtimet e tyre elektorale.