.

Negociatat/ “Mbani premtimin”, Juncker përsërit thirrjen për BE: Shqipëria ka bërë reforma të guximshme


Ish-presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen ndaj BE-së që të mbajë premtimin dhe të hapë procesin e bisedimeve në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të mbahet premtimi për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë bërë përparime thelbësore. Vendet kanë bërë përparime, ndaj duhet t’u hapen negociatat. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme”-thotë mes tjerash Juncker.

Komisioni Europian pritet të thotë fjalën e fundit për këtë proces me 18 tetor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kërkuar hapjen e negociatave dhe të mos të trajtohen ndarazi.