.

FOTO+VIDEO/ Nis lufta, Turqia bombardon objektivat kurde në Siri

 

Ushtria turke ka nisur pasditën e sotme sulmet ndaj objektivave kurde në veri të Sirisë, pas tërheqjes së forcave amerikane me urdhër të Donald Trump. Me dekret të presidentit Recep Tayyip Erdogan, avionët bombarduan qytetin sirian Ras al-Ayn, i cili njihet si bazë e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë. Objektiv janë edhe luftëtarët e ISIS. Operacioni “Pranvera e Paqes” po realizohet nga ushtria turke në bashkëpunim me Ushtrinë Kombëtare siriane.

 

 

Mediat e huaja kanë transmetuar pamjet nga veriu i Sirisë, pak sekonda pas sulmeve në qytetin Ras al-Ayn, ku duken avionët bombardues, re të zeza tymi dhe popullsia civile që tenton t’i shpëtojë predhave. Pas sulmeve ajrore, në territorin sirian ka hyrë edhe kombësoria turke, mijëra ushtarë, tanke e mjete të rënda të mbështetur nga artileria e rëndë.