.

Arrestohet shqiptarja në Selanik, vodhi bizhuteri në shtëpinë ku punonte


Një shqiptare, e cila punonte si sanitare pranë një shtëpie në Salanikun lindor, dyshohet se ka vjedhur bizhuteri dhe para na banesën ku shërbente.

Shqiptarja 30-vjeçare dyshohet se ka kryer gjithsej 4 grabitje në banesë, që nga viti i kaluar deri më tani. Ajo kujdesej për të moshuarit, ndërsa sipas policisë, ka dyshime se ka kryer vjedhjet, duke përfituar nga fakti se të moshuarit nuk shikonin mirë ose nuk gëzonin shëndet të mirë, shkruajnë mediat greke.E reja nga Shqipëria dyshohet se ka vjedhur deri 13 mijë euro.

Vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Oficerët arrestuan punonjësen shqiptare, ndërsa çështja për 4 vjedhje në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë Publike në Selanik.