.

Video/Një zhurmë e pazakontë dëgjohej në motorin e kamionit, shoferi shokohet nga ajo që gjen

Shoferi i një kamioni kishte dilema nëse motori po i prishej derisa po udhëtonte pasi bënte një zhurmë të pazakontë, kështu vendosi të ndalet në skaj të rrugës për të parë se çfarë po ndodhë – kur hapi kapakun u habit kur brenda pa pitonin mbi 4 metra e gjysmë.

Ai menjëherë kërkoi ndihmë nga mekaniku Wynand Bloem, 31-vjeç, që pa u menduar dy herë e nxori nga motori pitonin gjigant të cilin më pas e shtrinë në asfalt.

Kjo ngjarja e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në provincën Limpopo në Afrikën e Jugut, kurse ëynand vendosi që pitonin që e nxori nga motori ta dërgojë në xhungël, edhe pse i duheshin rreth katër orë për ta nxjerrë të gjallë nga kamioni.

Videoja amatore shfaq këtë moment dhe për pak minuta është shpërndarë në masë të madhe, duke marrë milionë shikime.