.

Shokuese/U mashtrua në moshën 11 vjeçare dhe shkoi me 500 burra ndër vite.Nëse nuk pranonte…

Përdhunohet që në moshën 11 vjeçare nga një bandë prej 500 burrash. Historia e tmerrshme e Jennifer, e cila kur ishte 11 vjeç ra në kurthin e bandës së përdhunuesve që e keqtrajtuan atë me vite të tëra. Por jo vetem ate.

Historia te cilen e raportojme sot, ka ndodhur në Telford, Shropshire, Angli, ku një bandë kriminelësh organizuan përdhunime kundër të miturve për nje periudhe kohe mbi 20 vjet.

Vajzat drogoheshin, rriheshin nga burra, të cilët i skllavëruan dhe i dergonin në të gjithë vendin duke i detyruar te shkonin edhe me të tjerë.

Jennifer ne ate kohe, frekuentohej me një djalë që e takoi me një të moshuar duke ia prezantuar si te afermin e tij dhe e mashtroi.

Pasi u bë viktimë e bandës, Jennifer për dy vjet nuk shkoi në shkollë sepse ishte rrëmbyer dhe nënshtruar nga banda. Kur mësuesja i refuzoi kthimin në shkollë, ajo u bë skllave e një burri që e detyronte të shkonte me të huaj në të gjithë vendin.

“Nëse nuk do e bëja atë që ai më kerkonte, më rrihte”, tha Jennifer për një revistë britanike. “Mendova se e vetmja rrugëdalje ishte vdekja, sepse shkova në polici, por ata nuk donin të më ndihmonin. Jeta ime ishte ferr, u ndjeva kaq e vetmuar. Më mbyllën gjithashtu në një apartament dhe me rrahen me shufra hekuri për tre ose katër ditë. Më thanë që policia mendoi se unë isha rrëmbyer, por ata nuk bënë asgjë”.

Në lidhje me historinë e Xheniferit, policia tha se ata do të përpiqen të hetojnë, por kjo bande qe kishte marre vajzen, qe nga vitet 1990, dhunoi dhjetra vajza të moshës 11 vjeç e siper./Panorama