.

“Parashikoj lidhje “, Gent Zenelaj ‘vë në siklet’ në mes të spektaklit Eliona Pitarkën dhe Mateus Frrokun

Eliona Pitarka dhe Mateus Frroku ‘janë ngacmuar’ nga Gent Zenelaj mbrëmjen e kaluar pas performancës së tyre në “Dance ëith me.

“Ti ke filluar ta pëlqesh këtë gjënë, me goca, me femra, me balerina që rrotullohen, ka filluar të të qeshë fytyra. Parashikoj ndonjë lidhje unë deri në fund të këtij spektakli”, i tha Genti Mateusit.

Më pas Genti iu drejtua Elionës: “Eliona po juve ndonjë të dashur e keni, ta marrë vesh dhe mami?”.

“Jo jo, këtë përgjigjen e jap pa frikë sepse mami e di”, tha aktorja bukuroshe.
“Po ne kur do ta marrim vesh, apo do e mbash sekret?”, vazhdoi Genti.
“Pak më vonë”, u përgjigj Eliona.